Ish senatori republikan, Bob Dole, një hero i Luftës së Dytë Botërore, u nda nga jeta të dielën në moshën 98 vjeçare. Me gjithë plagët e rënda nga Lufta, Sen. Dole u bë një nga figurat më të njohura të politikës amerikane, udhëheqësi i Senatit, kandidat republikan për president dhe më pas simbol i brezit të veteranëve të Luftës së Dytë Botërore. Gruaja e tij, Elizabeth Dole, e postoi njoftimin të dielën në Tëitter. “Ai i ka shërbyer Amerikës për 79 vjet me radhë”, shkroi ajo. “Megjithëse shpesh nuk pajtoheshim, ai kurrë nuk hezitoi të punonte me mua ose me demokratë të tjerë kur bëhej fjalë për çështje të rëndësishme,” tha presidenti amerikan Joe Biden në një deklaratë ku nderoi ish senatorin. Gjatë karrierës së tij 36-vjeçare në Kongres, Dole u bë një nga ligjvënësit dhe udhëheqësit e Partisë Republikane më me ndikim në Senat. Ai madje tentoi tre herë të fitonte shtëpinë e bardhë. Shqiptarët e kujtojnë Bob Dole si njeriun që u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Lidhjet e senatorit me shqiptarët kishin filluar në fund të viteve 1980, kur Kosova ishte nën shtypjen e Sllobodan Millosheviçit. Një pikë kthese u shënua me vizitën që Dole, në atë kohë udhëheqës i republikanëve të Senatit, bëri në Prishtinë, në vitin 1990. Senatori kishte shkuar në Kosovë me një mesazh të qartë. “Ne besojmë fuqimisht tek demokracia, ne besojmë tek liritë individuale dhe jemi kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha ai në Prishtinë. Në shtator 1998, pas kthimit nga një vizitë ne Kosovë, Bob Dole i bëri thirrje administratës Clinton për veprime energjike. Aktivistët shqiptaro-amerikanë thonë se ishte senatori Dole që e bindi ish-Presidentin Bush të mbështeste pavarësinë e Kosovës. Në gusht të vitit të kaluar në Prishtinë u zbulua një bust i senatorit Dole. Në mesazhin dërguar me video me atë rast, senatori shprehu shpresën se Kosova do të përparojë dhe do të bëhet gjithnjë e më e fortë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BobDole#TopChannel
ekskluzive,lajme,lidhje direkte,lidhje live,news,top channel,top channel albania,top channel shqiperi,top channel youtube,top news,top news al,top news albania,top news lajmet e fundit,top news live,top news tv,top news youtube,topchannel albania,topchannelalbania,Top News – Shuhet miku i Kosovës / Ish-senatori Bob Dole,hero lufte dhe politikan i rrallë
Leave a Reply